Ramush Haradinaj thotë se kemi situatë të favorshme në dialog: Nuk e di pse frikësohet Kurti

21:34 | 09 Mars 2022

Haradinaj: Kemi situatë të favorshme në dialog, nuk e di pse frikësohet Kurti.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se Kosova e ka momentumin në dialog, por akuzon Qeverinë se nuk po lëviz para.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se Amerika ka qenë e qartë në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

“Amerika çartë ka qenë për njohje. Amerika na ka njohur neve dhe këtë ia propozon çdo shteti. Nuk bënë Amerika ndryshe”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-kryeministri thotë se Kosova asnjëherë më mirë nuk e ka pasur gjendjen në raport me Serbinë.

“Nëse di të shfrytëzojë situatën, Kosova kurrë më mirë nuk e ka pasur gjendjen. Por nëse nuk dimë në i humbim këto situata dhe momentumi kalon nga ana e Serbisë”.

“Ndërmjetësit i kanë deklarua disa parime shumë të avancuara për ne: Integriteti territorial që nuk ka qenë në të kaluarën, sovraniteti dhe kushtetutshmëria. Nga çfarë po frikësohemi ne nëse na garantohen këto gjëra”.

Haradinaj thotë se është shqetësuese pse Kosova nuk po ec përpara në dialog kur i ka këto tri garanci.

“Qasja e Qeverisë sonë është duke e shpëtuar Serbinë. Nuk po e kuptojë pse kjo po ndodh. Qeveria jonë po e shpëton Serbinë nga detyrimi për të thënë “po” apo “jo”. Kryeministri i Kosovës po e ruan Serbinë duke mbajtur gjallë dialogun teknik. Kryeministri i Kosovës nuk po i bie Vuçiqin në atë situatë. Njohja apo mosnjohja e Kosovës për Serbinë është sikurse me situatën Rusi Ukrainë. Je me Putinin apo Perëndimin”.

Haradinaj thotë se mbajtja pezull e situatës në Kosovë nga Serbia do të dërgonte sinjal për NATO-n për të ecur përpara me ne.

“Pse ky kryeministër lejon ende të vazhdojë dialogu teknik, në vend që të vendoset Serbia në pozitë jam me Rusinë apo Perëndimin”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Komento: