Haradinaj: Mësuesit janë engjëjt tanë – mos t’i përfshijmë në luftën politike.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mësuesit janë engjëjt tanë dhe ata nuk do të duhej të përfshiheshin në luftën e brendshme politike.
Në një fjalë rasti në foltoren e kuvendit, ai ka shtuar se Kosova asnjëherë nuk guxon t’ua kthejë shpinën mësimdhënësve..
“Vasfije Krasniqi-Goodman është engjëll i ynë. Ajo jeton për ta dëshmuar dhimbjen tonë. Edhe Saranda Bogujevci është engjëll i yni, është treguese e asaj se nga kemi ardhur. Nuk guxon Kosova asnjëherë t’ia kthejë shpinën kësaj dhimbje”.
“Edhe mësuesit janë engjëjt tanë. Nuk është dashur ata të vijnë në mesin e luftës sonë politike. S’ka logjikë me i lënë ata vetëm në këtë kohë”.
“I bëj thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të mos lejojnë të na vijë puna deri në këtë shkallë. Mos të na thyhen shtizat në këtë temë”.