Ramush Haradinaj thotë se Vuҫiq do të kërkojë të drejta specifike për serbët e Kosovës

15:45 | 25 Gusht 2020

Haradinaj ka thënë se Vuçiq do të kërkojë të drejta specifike për serbët e Kosovës.

Ramush Haradinaj është i prerë në qëndrimin e tij për president të Kosovës, në të kundërt vendi shkon në zgjedhje të reja.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh se çdokush nga partitë e koalicionit qeverisës në Kosovë mund ta çojë vendin në zgjedhje.

Po ashtu, Haradinaj tha se ka njohuri mbi draftin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Vuçiç do të kërkojë përmes saj të drejta specifike për serbët e Kosovës.

“Për mendimin tim është opsion. Zgjedhjet janë opsion Nëse këtë nuk e arrij, në këtë rast dhe vetëm me mbetë në përkrahje të agjendave që na i caktojnë të tjerët, të vendimeve që i marrin kolegët e mi, për të cilat unë jam vëzhgues, pastaj me marrë barrën me i mbrojt ato dhe me i zbatu, preferoj me shku në zgjedhje. Pra është një opsion më real”, tha Haradinaj.

Komento: