Ramush Haradinaj tregon kohën kur do të niset për Hagë

16:35 | 19 July 2019

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, raporton ORAinfo.

Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa që ka marrë për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Speciale si i dyshuar.

Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.

“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si Qeveri. Jam fut të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”ka deklaruar Haradinaj. /ORAinfo/

Komento: