Ramush Haradinaj u shkon në shtëpi Lushtakut dhe Remit, ka nga një dhuratë për ta

11:12 | 13 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën para nisjes drejt Hagës.

Sot drejt Hagës do të udhëtojnë komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa. E me këtë rast, Kryeministri i Kosovës i ka takuar të dy, duke iu dhuruar nga një flamur kombëtar.

Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook se i ka vizituar dy komandantët dhe ka shtuar se lufta e UÇK’së ishte e pastër dhe e shenjtë, e kjo sipas tij do të dëshmohet kurdoherë.

“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq ai u ka dhuruar Lushtakut dhe Mustafës nga një flamur kombëtar. Lushtaku e Mustafa nuk janë eprorët e vetëm të UÇK-së që janë ftuar nga Gjykata Speciale.

E në janarin e këtij viti do të intervistohen në Hagë për krime lufte, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paktën 10 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e tyre janë edhe disa figura kryesore të kësaj ushtrie.

Komento: