Ramush Haradinaj u shkon për ngushëllime, ndan edhe medalje për babain e Kadri Veselit

14:18 | 08 Korrik 2021

Haradinaj u shkon për ngushëllime, ndan edhe medalje për babain e Kadri Veselit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka shkuar për ngushëllime, familjes Veseli, me rastin e ndarjes nga jeta të kryeanëtarit të tyre, Fazliut.

Madje Haradinaj bën të ditur se babait tashmë të ndjerë të Kadri Veselit, i ka ndarë medaljen ‘’Me besim në Zot, Atdhe e Shtet’’.
Sipas tij, kjo për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

”Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen ”ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Sot ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët! Zoti ju forcoftë!”.

Komento: