Ramush Haradinaj voton në orët e hershme, për herë të parë bashkë me fëmijët

21:08 | 08 February 2025
ramush-haradinaj-voton-ne-oret-e-hershme,-per-here-te-pare-bashke-me-femijet

Ramush Haradinaj voton në orët e hershme, për herë të parë bashkë me fëmijët

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, do të hedhë votën e tij nesër në orën 9:00 në qendrën e votimit 1909 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Haradinaj do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor do të marrin pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës.

Kryetari i AAK-së, i cili është kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, pas votimit pritet të japë deklaratë për media.

 

Komento: