Haradinaj zbulon detaje nga drafti i marrëveshjes Kosovë- Serbi: “kapitujt janë marrë nga karta e OKB’së”.
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje nga takimi që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku tha se u diskutua për marrëveshjen Kosovë-Serbi, se çfarë përmban ai draft.
Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ky draft është I ndarë në disa kapituj që janë marrë prej kartës së OKB’së.
Ai thotë se këta kapituj I rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve.
“Si ka ardh deri te dokumenti, nuk shkruhet një dokument në të terun, por dëgjohen palët, diskutohet, ka plotë diskutime. Pra në një pjesë të këtyre diskutimeve kam marrë pjesë, kam qenë në tavolina ku është diskutu për shumëçka. Ajo cka është një ndryshim është emri I marrëveshjes, tash munet me pas emrin marrëveshje bazike. Ndërsa kapitujt e saj janë marrë prej kartës së OKB’së, që I rregullojnë marrëdhëniet e shteteve, pra nuk ka dallim mes shteteve të tjera të pavarura dhe marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Pra është njohja de fakto dhe de juro në pikën e parë dhe të dytë të marrëveshjes”, tha Haradinaj.
Tutje, ai tregoi se kjo marrëveshje flet për njohjen dhe për të drejtat e komuniteteve, siç thotë është rasti I Asociacionit dhe Kishës Serbe.
“Kjo marrëveshje shkon ku duhet, pra prek në thelb, marrëdhëniet mes shteteve të pavarura, secila në të drejtat që I ka, pra flet për dy subjekte ndërkombëtare me të drejta të barabarta, pra është njohja në plotni në kapitullin 2. Ka po ashtu obligimin që mos me të pengu në perspektivën në anëtarësim e këto, por I ka edhe ato që I dim, të drejtat e komuniteteve, si rasti I Asociacionit, si Kishës Serbe, janë pjesë e marrëveshjes në kapituj”, tha Haradinaj.