Ramushi ‘akuzon’ sërish Vlora Çitaku: Fshehu qëndrimet tona në Amerikë

13:10 | 04 March 2019

Ramush Haradinaj sërish ka ‘goditur’ ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakun.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ‘ambasadorja Vlora Çitaku e ka paraqitur vendin mirë në SHBA, por se ka dyshime të vazhdueshme se ajo nuk ka paraqitur qëndrimin e të gjithë liderëve për tema të caktuara në vend, në Amerikë”.

“Ambasadorja e ka paraqitë shumë mirë interesin e vendit, ka dyshime të vazhdueshme për mosparaqitje reale të temave në vend dhe për mosparaqitjen e qëndrimit të lidershipit të Kosovës për tema të caktuara në vend.”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, Philip Reeker i cili ka thënë se ‘taksa po dëmton raportet mes Kosovës dhe SHBA’së’.

Haradinaj ka thënë se është ‘i bindur që do të gjendet një zgjidhje që Kosova të kthehet në dialog’ dhe për këtë ‘kërkon ndihmën e të gjithëve”.

“Dihet gjendja për taksën e vendosur, vazhdon të mbetet, shpresoj me i ndreq edhe marrëdhëniet me Serbinë. Pra, kjo është mënyra me dalë prej ku jemi. Jam i bindur se do të gjendet një mënyrë me u kth dialogu. Kërkoj ndihmën e të gjithëve. Kur kemi marrëveshje, marrëveshja i zgjidh krejt temat e hapura Kosovë – Serbi”, ka thënë Haradinaj gjatë një takimi që pati me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Komento: