Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe gruaja e tij Anita, duket se kanë vendosur të largohen paksa nga puna dhe problemet e ditës.
Ҫifti në fjalë janë relaksuar mbrëmë në një nga klubet e kryeqytetit.
Pas shumë angazhimeve, kryeministri vendosi që mbrëmjen e kaluar ta kalonte bashkë me gruan nën argëtimin e muzikës.
Telegrafi ka siguruar disa imazhe, në të cilat shihet Haradinaj teksa po hynte në klub bashkë me Anitën.
Në një prej këtyre fotografive, shihet teksa sigurimi po e përshëndesnin kryeministrin, teksa po hynte në klub.