Ramush Tahiri thotë “bravo për Kadri Veselin”.
Njohësi i çështjeve politike në vend dhe analisti, Ramush Tahiri, ka lavdëruar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili sonte tha se zgjedhjet parlamentare janë të pashmangshme.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pas këtij qëndrimi të Veselit, nuk ka nevojë të shkohet në konsultime te Presidenti Hashim Thaçi dhe nuk ka nevojë as shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Postimi i Tahirit:
“Bravo per Kadri Veselin.
Sapo, nepermjet RTK iu drejtue qytetareve, duke thene se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne Republiken e Kosoves jane te pashmangshme. Ai i ftoi te gjithe kryetaret e partive politike parlamentare te vijne ne konsultime ne Kuvend dhe te merren vesh per mbajtjen e Mbledhjes plenare te Kuvendit ne te cilen deputetet me dy te tretat e votave (80) do te shperndajne Kuvendin.
Lajm shume i mire, qendrim prej shteteformuesi, perkushtim,..
Me kete ska nevoje te shkohet ne konsultime te Presidenti Hashim Thaçi dhe nuk ka nevoje as shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese te doreheqjes se Kryeministrit Ramush Haradinaj..
Mandati i takon popullit dhe askush nuk duhet ti frikohet zgjedhjeve tha Veseli” (sic.), ka shkruar Tahiri.