Ranë në kontakt me energjinë elektrike, lëndohen dy punëtorë në Parkun Industrial “Trepça” në Mitrovicë

16:33 | 07 Tetor 2024
rane-ne-kontakt-me-energjine-elektrike,-lendohen-dy-punetore-ne-parkun-industrial-“trepca”-ne-mitrovice

Dy punëtorë janë lënduar sot rreth orës 12:00 pasi ranë në kontakt me rrymën duke punuar në një trafo në Parkun Industrial Trepça, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili ka thënë se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Rreth orës 12:00, është pranuar një informatë se te ish fabrika e akumulatorëve në Kombinatin Trepça në Mitrovicë janë lënduar dy persona të cilët kishin qenë duke kryer punime në një trafo të rrymës dhe të njëjtit ishin dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Prekazi.

Komento: