AC Milan pritet të bëjë revolucion gjatë afatit të transferimeve të verës.
Duket filluar me transferimin e trajnerit gjerman, Ralf Rangnick, për të vazhduar me sjelljen e shumë lojtarëve të rinj.
Tanimë duket se Rangnicke ende pa u zyrarituar të MIlan ka filluar të dizajnoj si do të duket Milani sezonin e ri.
Ai po planifikon sjelljen e disa lojtarëve të rinj nga Bundesliga. Në mesin e lojtarëve që Rangnick e dëshiron me çdo kusht në Milan, është edhe sulmuesi çek, Partik Schick, përcjell ORAinfo.
Sulmuesi çek e kaloi sezonin e fundit si huazim në skuadrën e Bundesligës RB Leipzig, duke shënuar 10 gola të ligës, por La Gazzetta dello Sport po raporton se ai duket i vendosur të kthehet te Roma pasi opsioni për të blerë Leipzig nuk do të ushtrohet.
E këtë vakum pritet ta shfrytëzoj MIlan për të provuar të blej sulmuesin çek. Kjo është edhe dëshira e Ralf Rangnick, dhe Milan pritet që ta përmbush. /ORAinfo/