AC Milan po punon shumë për të identifikuar profilet e duhura në tregun e transferimeve.
Gjiganti italian është duke përcjellur yllin e mbrojtjes së RB Leipzig Marcel Halstenberg.
Ky i fundit sipas medaive është prefenrecë e Rangnick për ta zëvendësuar Theo Hernandez, në rast të largimit drejt PSG-së, por edhe nëse gjatë sezonit mund ta pësonte ndonjë lëndim, përcjell ORAinfo.
Kjo pasi Ricardo Rodriguez dhe Diego Laxalt janë të destinuar të largohen nga klubi këtë verë, të përjashtuar nga projekti në Milano.
Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë transferimin e Halstenberg në ‘San Siro’. /ORAinfo/