Rangnick identifikon dy lojtarë nga Bundesliga për Milanin

11:52 | 19 July 2020

Bosi i ri i mundshëm i Milanit, Ralf Rangnick, i ka në sy dy mbrojtës të Bundesligës përpara dritares së verës.

Sipas Calciomercato, Rangnick po fillon ngadalë të përpilojë një listë të shënjestrave, pasi ai duket se do të vërë ndikimin e tij te skuadra aktuale, dhe ai po synon dy qendërmbrojtës nga Gjermania, përcjell ORAinfo.

Dyshja në fjalë janë Robin Koch nga Freiburg dhe Evan N’Dicka nga Eintracht Frankfurt, dy lojtarët që janë lidhur vazhdimisht me lëvizjet në Milano gjatë disa javëve dhe muajve të fundit.

BILD kohët e fundit raportoi se Milani është i interesuar të nënshkruajë me Koch, i cili ka një vlerë të tregut prej rreth 17 milionë euro, por që Spurs janë gjithashtu të interesuar për gjermanin.

N’Dicka ndërkohë pati një sezon të përparimit në Eintracht në fushatën e fundit duke bërë 20 paraqitje në Bundesligë, megjithatë ai gjithashtu ka qenë i lidhur me lëvizjet si te Arsenali ashtu edhe tek Spurs javët e fundit, të cilët me sa duket mund të largoheshin për 13 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: