Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, “do të rinovojë” kontratën e tij në klub.
Il Corriere dello Sport sot raporton se ish-ylli i Bayer Leverkusen do të rinovojë kontratën e tij me Milanin, dhe ai do ta bëjë këtë sepse të gjitha palët janë të pajtimit për të ndodh kjo, përcjell ORAinfo.
Lojtari ka ndryshuar agjentë për të lehtësuar rinovimin, klubi beson në potencialin e tij dhe mbi të gjitha Ralf Rangnick është adhurues i 26 vjeçarit turk.
Zgjatja, megjithatë, mund të rezultojë në një ulje të vogël të pagave për Calhanoglu, i cili aktualisht fiton 2.5 milionë euro në vit. Kjo shumë mund të ulet duke rritur kohëzgjatjen e kontratës në këmbim.
Lojtari është i ngazëllyer për të punuar me Rangnick dhe si i tillë do të pranonte zgjidhjen e lartpërmendur.
Ai megjithatë është i destinuar të ndryshojë pozicionin përsëri: pozita e tij ka të ngjarë të jetë si një mesfushor i avancuar në sistemin 4-4-2 të Rangnick. /ORAinfo/