Rangnick ‘selam’ Milanit: për asnjë çmim mos e shisni këtë lojtar

13:28 | 18 May 2020

Ralf Rangnick i ka kërkuar Milanit që me asnjë kusht mos ta shesin futbollistin francez, Theo Hernandez.

Gjermani e dëshiron francezin në planin e tij për sezonin e ardhshëm dhe më gjerë, kështu që ai i ka kërkuar Milanit që ta konsiderojë 22-vjeçarin si të pashitshëm.

Vetë lojtari pranoi së fundmi se është i lumtur në Milano dhe la të kuptohet se dëshiron të qëndrojë edhe përtej verës, përcjell ORAinfo.

Kujtojmë se Theo u bashkua nga Real Madrid në verë për një tarifë të raportuar gjerësisht se ishte 20 milionë euro, duke shënuar gjashtë gola në të gjitha garat për kuqezinjtë dhe duke qenë ndoshta lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon.

Një raport i fundit nga La Gazzetta dello Sport pretendoi se Theo tani ia vlen të paktën dyfishin e tarifës që Milano pagoi për ta firmosur atë, ndërsa u raportuar se PSG po përgatitë një ofertë prej 50 milionë euro për të.

Por as ky çmim nuk do ta bind Milanin ta shes atë, pas kërkesë së trajnerit gjerman. /ORAinfo/

Komento: