
Sulmuesi i Leeds United, Raphinha thuhet se mund të refuzojë interesimin nga Liverpool në mënyrë që të përfundojë një kalim verës te Barcelona.
Reprezentuesi brazilian vazhdoi formën e tij të shkëlqyer në sezonin 2021-22 me 11 gola dhe tre asistime në 35 paraqitje në Premier League për të ndihmuar bardhezinjtë të sigurojnë mbijetesën në ditën e fundit, përcjell ORAinfo.

Raphinha tani ka 17 gola dhe 12 asistime për t’u mburrur nga 67 paraqitje me fanellën e Leeds që nga ardhja nga Rennes në vitin 2020, dhe kontrata e tij në Elland Road zgjat deri në verën e vitit 2024.
Një klauzolë largimi prej 25 milionë £ supozohet se do të ishte aktivizuar nëse skuadra e Jesse Marsch do të kishte rënë nga liga e parë sezonin e kaluar, por klubet tani do të duhet të negociojnë një tarifë me Leeds./ORAinfo/