
Dy dronë kanë shkelur hapësirën ajrore të vendit. Sipas informacioneve që ka Paparaci, të njëjtët vijnë prej territorit të Serbisë në zonën kufitare të Muqivërcës.
Burime të Paparaci nga institucionet e sigurisë, tregojnë se dronët kanë hyrë në territorin e Kosovës rreth orës 19:30-19:45 të natës së sontme pranë fshatit Novosellë të Kamenicës.
Po ashtu, bëhet e ditur se për rreth 30 minuta, dronët kanë qëndruar statikë edhe afër stacionit policor të Breznicës.
Burimet gjithashtu bëjnë me dije që është njoftuar edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, të cilët kanë konfirmuar se dronët nuk u përkasin atyre