
Për dallim nga ditët e mëparshme, sot në Kosovë ka pasur numër më të vogël të vdekjeve nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 583 raste pozitive dhe 14 raste të vdekjes dhe 1 mijë e 944 janë shëruar nga Covid-19, raporton Express.
Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 9 mijë mostrave.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258. Në total numri i rasteve aktive është 18.548.