Raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 në Kosovë

14:48 | 08 Gusht 2021

Raporti 24 orësh i COVID-19, konfirmohen 269 raste të reja në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 4,492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 25.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,903.

Komento: