Një i vdekur dhe 139 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Qeverisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 dhe nga 4232 testime, 139 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.
Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë 24 orëve 25 persona janë shëruar dhe 29 të tjerë janë shtrirë në spitale.
Ndërkohë, që nga rastet e para 133,730 persona kanë qenë me COVID-19 dhe 130,395 persona janë shëruar.
Po ashtu, njoftohet se deri tash janë 2,459 persona që kanë humbur jetën dhe 876 raste aktive.