Raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 në Shqipëri

18:01 | 04 Qershor 2021

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se as gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 12 raste pozitive me koronavirus.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.

Komento: