Asnjë viktimë dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me coronavirus në Shqipëri, nga 3036 testime të kryera, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe kohore fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë, teksa rezultojnë vetëm 55 raste aktive, ndërsa në Spitalin Infektiv janë shtruar vetëm 3 persona.
Nga dy raste të reja janë regjistruar në Tiranë e Devoll dhe nga një rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 130.023.
Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.534 raste pozitive, prej tyre 130.023 janë shëruar, 55 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona.