Raporti i Borrellit për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve

15:33 | 07 Maj 2024
raporti-i-borrellit-per-ceshtjen-e-masave-ndaj-kosoves-ne-perfundim-e-siper,-pritet-t’u-dorezohet-shteteve

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë rreth çështjes së heqjes së masave për Kosovën ose zgjerimit të tyre, varësisht nga zhvillimet në terren, në bazë të raportit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth plotësimit të kushteve të BE-së për Kosovën.

“Unë mund të konfirmoj pa diskutuar në publik vijueshmërinë e procesit në Këshill, mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit dhe eventualisht të dorëzohet tek Këshilli i Evropës”, ka thënë Stano.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se s’mund të komentojnë rreth përmbajtjes dhe se këto janë procedura brenda Këshillit.

Stano lidhur me këtë çështje ka folur edhe ditë më parë duke komentuar kërkesën e Kosovës për heqje masash. Ai kishte deklaruar se janë shtetet anëtare ato që marrin vendim për heqje masash dhe jo politikanët e Kosovës. /Express

Komento: