Ekzekutivi i vendit ka miratuar raportin e DASH’it për të Drejtat e Njeriut, ku edhe është kërkuar raportim çdo tre muaj.
Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i cili është publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ekzekutivi ka miratuar këtë raport për institucionet kompetente, nga i cili u tha se do të raportohet veç e veç.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se qëllimi është që të jenë dakord për zbatimin e të gjeturave që janë identifikuar, të bëhen me veprime konkrete.
“Kemi nda disa kategori temat për të cilat mendojmë që kanë më rëndësi që institucionet me i trajtuar me kujdes, qëllimi i kësaj është rënia dakord e neve për zbatim për të gjeturat që janë identifikuar mi miratuar me veprime. Raportimi me ndodh çdo 3 muaj dhe të gjeturat e veprimet që paraqiten me i miratuar sot, raportimin për veprimet e ndërmarra me i raportuar çdo 3 muaj”, u shpreh Haradinaj, raporton EO.