Raporti i Departamentit Amerikan për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, reagon presidenit

12:45 | 14 March 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas publikimit të raportit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas tij, ky raporto ka identifikuar përparimet në sektorin e drejtësisë, por edhe sfidat që ka Kosova përpara.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti ka shkruar se të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i plotë i presidentit:

Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara.

I jemi mirënjohës SHBA-së për investimet dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në sektorin e drejtësisë.

Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre. Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tonë. HTH

Komento: