Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.
Sot në qytetin e Klinës në orët e mesditës ka ndodhur një aksident i rëndë.
Treni ka goditur një vajzë, derisa ajo ka ndërruar jetë pas plagëve që mori.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se janë tashmë në vendin e ngjarjes, derisa janë duke pritur raportin e Mjekësisë Ligjore dhe të prokurorit.
“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur sot në Klinë më tronditi thellë. Në emrin tim dhe të Drejtorisë për Shëndetësi ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen për vdekjen e familjarit të tyre.
Jemi në vendin e ngjarjes duke pritur raportin e Mjekësisë Ligjore dhe prokurorit.
Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Klinës në këto momente tronditëse”, ka shkruar Sejdiu.