Raporti i Progresit për Kosovën, Haradinaj thotë se është me të gjetura të përziera – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Raporti i Progresit për Kosovën, Haradinaj thotë se është me të gjetura të përziera

17:59 | 29 Maj 2019

Është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar raportin e progresit nga shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ai në konferencë të përbashkët për media pas takimit me dyer të mbyllura ka treguar se në këtë raport ka gjëra pozitive dhe negative.

“Sot ndoshta nuk do të bëjmë analizën e thellë të raportit por javën që vjen do të ftohet Këshilli Ndërministror, deri atëherë do t’i bëhet analizë të gjitha të gjeturave dhe t’i marrim vesh detyrat e shtëpisë”, tha Haradinaj.

“Është një raport me të gjetura të përziera, në raste është pozitiv, ndërsa në raste të tjera ka kritika shembull si rasti i taksës, por përgjithësisht është raport që përmban sukseset dhe kritikat ndaj Kosovës”, tha Haradinaj.

I pyetur për taksën, Haradinaj tha se do të shikojë nëse Serbia është e gatshme rreth një marrëveshje për njohje, në të kundërt taksa do të qëndroj.

“E kemi mirëpritur angazhimin e udhëheqësve botërorë, presidentit Trump, dhe së fundmi Merkel dhe Macronn, mendoj që është koha të deklarohen edhe Kosova edhe Serbia rreth një marrëveshje për njohje, nëse nuk ka marrëveshje për njohje, ne vazhdojmë kështu”, tha Haradinaj.

Ndërsa sa i përket zëvendësministrave,Haradinaj ka thënë se është çështje ditësh kur ligji për qeverinë do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës dhe kjo do të rregulloj çështjen e strukturimit të Qeverisë.

Komento: