Raporti i Progresit për Kosovën, ja ҫfarë thotë Ministrja Hoxha – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Raporti i Progresit për Kosovën, ja ҫfarë thotë Ministrja Hoxha

19:01 | 29 Maj 2019

Tashmë është publikuar Raporti i Progresit për vendin tonë.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, rreth Raportit të Vitit të Komisionit Evropian, ka potencuar se “ne kemi marrë vlerësime më të mira se ato nga raporti i vitit të kaluar, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë që raporti të marrë këtë vlerësim”.

Hoxha vlerëson faktin se çështja e liberalizimit të vizave në raport është decidiv, të liberalizohen vizat duke shtuar se “tash çështja është në duar të Këshillit të Ministrave. Ne vlerësojmë që raporti ka nënvizuar përmbushjen e kritereve të parapara për liberalizim”.

“Në Raportin për vendin nga Komisioni Evropian (KE), ne kemi marrë vlerësime më të mira se ato nga raporti i vitit të kaluar, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë që raporti të marrë këtë vlerësim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se, “ne kemi cekur se zbatimi i MSA-së është prioritet yni dhe përcjellët me afate të cilat në përqindje të mirë respektohen si dhe çdo ngecje e kemi evidentuar dhe raportuar”.

Në lidhje me taksën ajo ka thënë se është si pasojë e qasjes së fqinjëve tanë ndaj shtetit të Kosovës.

‘Raporti po ashtu nënvizon kundërshtimin e KE-së për taksën e vendosur. Kjo çështje është pasojë e qasjes së fqinjëve tanë ndaj shtetit, shtetësisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kjo kërkon qasje të re nga fqinjët tanë, ndaj realitetit të ri si dhe dëshmi reale për përkushtim të tyre ndaj vlerave të përbashkëta në procesin integrues”, ka shkruar ajo.

Sipas saj Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian e kanë përfunduar punën rreth lëvizjes së lirë për Kosovën, cek Raporti, tash çështja është në duar të Këshillit të Ministrave.

“Ne vlerësojmë që raporti ka nënvizuar përmbushjen e kritereve të parapara për liberalizim. Sundimi i ligjit dhe reforma në administratën publike ka shënuar progres dhe këtë e cek Raporti ndërsa vërejtjet për Administratën, mbetet të punojmë më shumë rreth emërimit në poste publike, me parime që tejkalojnë vlerësimin politik”, ka shkruar Hoxha.

Raporti për vendin sjell edhe rekomandimet për adresimin e sfidave, gjë që Hoxha thotë ta ketë potencuar se na pret rrugë e gjatë e reformave drejt integrimit evropian.

Komento: