Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se me deputetën e VV-së, Fitore Pacollin ka raport zyrtar.
E lidhur me akuzat se vëllai i Fitores ka qenë përfitues i një granti nga ministria e Bujqësisë në vlerë rreth 100 mijë euro, tha se atë askush se ka njohur.
‘’Raporti me Fitore Pacollin krejt zyrtare, Pacolli ka qenë njëra prej deputeteve e cila në Komisionin paralmentar kur kam raportu me ngulm ka tentuar që çdo dobësi eventuale të menaxhimit tem me shpërfaq edhe asnjëherë pavarsisht që kemi qenë në koalicion nuk më ka kursyer, unë nuk kam asnjë informacion, në rast se dikush ka informacion se Fitore Pacolli ka pasur ndikim tek dhënia e granitti te vellau i saj le ta ndaj atë me mua unë e ndaj me Prokurorin, po e them se atë nuk e kan njohur askush dhe është shpallur fitues’’, tha Peci në ”Click” të RTV21.