Raporti me vajzat, Bia Khalifa: Limi do ta lë edhe Dolcen

18:26 | 18 Janar 2026

Bia Khalifa është banorja e fundit që e ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Në “Big Talk” ajo ka komentuar mes tjerash edhe raportin e Lim Hotit me Dolcen.

Sipas saj, Limi ka për ta lënë Dolcen pasi atij i pëlqen ‘diversiteti’.

Foto: YouTube

“Më urreni ose më doni, por Dolce ishte shumë e mirë, ishte se vajza tani, është e bukur, por brenda nuk e di. Dolce, mendoj është pak egoiste, kujdes, sepse edhe Dolce të futet në gropë. I thashë avash, ka për të lënë”, tha Bia.

“E di, Limit i pëlqen diversiteti, jeta. Alba e ekzagjeroi situatën, sepse jam befasuar që ajo nuk e dinte që unë dhe Limi njiheshim bashkë”.

Limi tani ka nisur një histori dashurie me Dolcen pas hyrjes së tij në këtë format.

Alba nga ana tjetër po e vuan këtë gjë meqë siç pretendon kanë qenë bashkë për një kohë dhe se kjo marrëdhënie nuk ishte zgjidhur.

Komento: