Raporti nga IKShPK: Një i vdekur dhe 8 raste pozitive me coronavirus në 24 orët e fundit

14:54 | 20 Qershor 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 174.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes nga komuna e Graçanicës, ndërsa në total numri i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është 2,252.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento: