
Dështon raportimi në Komision i Agim Veliut.
Ka dështuar raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, para komisionit për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu para komisionit.
Veliu tha se ka kohë vetëm 45 minuta për raportim pasi që do të prezantojë në mbledhjen e qeverisë.
Por, me këtë nuk u pajtua shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi.
Ai pati një përplasje me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliun.