Raportohen të zhdukur dy persona, një në Fushë Kosovë, tjetra në Prishtinë

09:26 | 20 Gusht 2025
Raportohen të zhdukur dy persona, një në Fushë Kosovë, tjetra në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raportime për zhdukje të personave në 24 orët e fundit.

Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Raporti i policisë:

Rr. Dardania Fushë Kosovë 18.08.2025 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Lidhja e Prizrenit – Prishtinë, 19.08.2025-21:20. Ankuesja femër kosovare ka lajmëruar se më datën 19.08.2025, vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi.

Komento: