Raportohet për një rrahje masive në Skenderaj, një person niset me autoambulancë drejt spitalit

14:50 | 12 Maj 2026
raportohet-per-nje-rrahje-masive-ne-skenderaj,-nje-person-niset-me-autoambulance-drejt-spitalit

Një rrahje mes disa personave raportohet se ka ndodhur sot në Skenderaj, te Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”.

Sipas burimeve të SkenderajLive, në rrahje janë përfshirë disa persona, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë shëndetësor, pasi ndihma e parë iu dha në QKMF-në në Skenderaj.

Komento: