Raportohet se aeroplani që vinte nga Shtutgarti në Prishtinë ateroi në Shkup, shkak mjegulla

22:08 | 01 Janar 2025
raportohet-se-aeroplani-qe-vinte-nga-shtutgarti-ne-prishtine-ateroi-ne-shkup,-shkak-mjegulla

Një aeroplan që po udhëtonte nga Shtutgarti për në Prishtinë është detyruar të ulet në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës së madhe.

Kështu ka bërë të ditur një lexues për Klankosova.tv, i cili tha se aeroplani u detyrua të ulej në Shkup për shkak të mjegullës në Kosovë.

Si shkak i mjegullës, gjatë ditës lexues të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se edhe aeroplani që vinte nga Gjeneva për në Prishtinë ka pasur problem të aterojë.

Komento: