Raportohet se dy të rinj llapjanë u arrestuan nga autoritetet serbe

10:08 | 26 November 2024
raportohet-se-dy-te-rinj-llapjane-u-arrestuan-nga-autoritetet-serbe

Dy të rinj nga Podujeva po raportohet se janë arrestuar të premten nga autoritetet serbe.

Siç raporton Llapi.info, ata u arrestuan nga ushtria në territorin serb, ku dyshohet se ata ishin duke prerë dru .

Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas raportimeve të këtij portali lokal rastin e kanë konfirmuar edhe familjet.

Ata kanë deklaruar që Serbia po u kërkon shuma parash deri 20 mijë euro për lirimin e tyre.

Mirëpo, gjendja financiare nuk është e qëndrueshme dhe nuk kanë mundësi për ta kryer këtë pagesë.

 

Komento: