Raportohet se është rrahur Goran Rakiq

15:08 | 13 October 2024
raportohet-se-eshte-rrahur-goran-rakiq

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, raportohet se është sulmuar brutalisht Mitrovicën e Veriut.

Sipas EkonomiaOnline, Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Sutjeska”.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, ku besohet se personat që e kanë sulmuar ishin duke e pritur.

Ai ka marrë lëndime në kokë dhe dorë.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se nuk kanë informacione.

“Nuk mund ta konfirmojnë një gjë të tillë, s’kemi pasur ankesa deri tani”, tha Elshani.

Sipas EO-së, rasti nuk është raportuar në Polici dhe se po tentohet të mbahet i fshehur.

Ai thuhet se ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për ta fshirë rastin nga regjistri.

Sipas burimeve të EO-së kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dyshohet se po ndihmon në fshirjen e rastit.

EO shkruan se kjo dyshohet ka ndodhur si pasojë e përçarjes mes Rakiqit dhe terroristit Milan Radojiçiq.

Komento: