Raportohet se forcat ruse kanë vrarë pesë ushtarë ukrainas

14:38 | 21 February 2022

Agjencia e lajmeve pro qeveritare ruse “RIA” raporton së fundmi se ushtria ruse ka vrarë pesë ushtarë ukrainas në kufi.

Sipas medias në fjalë, e njohur për qendrimet pro-Putinit, ushtarët u vranë teksa forcat ruse shkatërruan një autoblind ukrainas, i cili sipas tyre kishte hyrë në territorin e Rusisë.

Hoxhaj thotë se Rusia e goditi tre herë Kosovën javën e kaluar

Në lindje të Ukrainës vijojnë bombardimet e rebelëve pro rusë ndaj ushtrisë së Ukrainës, megjithatë nuk ka ende një konfirmim nga burime të paanshme të vrasjes së pesë ushtarëve ukrainas nga ushtria ruse brenda kufirit të Federatës së Rusisë siç raporton “RIA”. /abcnews. al

Komento: