Raportohet se janë zhdukur 3 persona, familjarët thonë se u nisën nga Shkupi drejt Kosovës

21:25 | 19 Korrik 2026
raportohet-se-jane-zhdukur-3-persona,-familjaret-thone-se-u-nisen-nga-shkupi-drejt-kosoves

Tre persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjarët e tyre kanë apeluar për ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e tyre.

Sipas njoftimit nga familjarët, bëhet fjalë për Ejup Ternavën, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët janë parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në Shkup.

Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, por që nga ai moment nuk është arritur më asnjë kontakt me ta dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.

Ata po udhëtonin me një veturë Mercedes GLC me ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë parë personat ose automjetin, apo posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e tyre, të kontaktojnë menjëherë familjarët ose Policinë.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm.

Komento: