Raportohet se ky është personi që u vra në Klinë-Autori dyshohet të jetë vëllai i tij

18:04 | 21 Mars 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Klinës.

Pas një fjalosjeje, një burrë ka sulmuar me armë zjarri vëllain e tij, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në Spitalin Rajlonal. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë”, ka thënë ai.

Raportohet se viktima është F.I.

Komento: