Raportohet se Milan ka arritur marrëveshje me super mbrojtësin holandez

20:10 | 02 Mars 2022

AC Milan ka arritur marrëveshje me mbrojtësin holandez të Lille, Sven Botman, pretendon gazetari i njohur italian, Carlo Pellegatti.

Sipas Pellegatti, lojtari holandez do të transferohet në Milan në afatin e verë.

Gazetari pretendon se ka ‘kontrolluar personalisht me burimet e agjentëve të tij holandezë’ të cilët janë ‘plotësisht të besueshëm’ dhe ata i thanë atij se 22-vjeçari do t’i bashkohet kuqezinjve në verë, përcjell ORAinfo.

Pellegatti shtoi se është ‘me të vërtetë i lumtur’ me lajmet që ka mbledhur sepse është gjithmonë një shenjë e mirë kur ‘Milani lëviz shpejt, mirë dhe me autoritet’.

Ekziston edhe një shenjë tjetër e rëndësishme që e bind atë: Botman kishte ‘oferta të rëndësishme’ nga klube të tjera, por ai ‘donte fort Milanin’, gjë që sugjeron se ka pasur gjithmonë një dëshirë të ndërsjellë për të bërë negociatat në funksion të afatit kalimtar të verës. /ORAinfo/

Komento: