
Mediat në Serbi raportojnë se një autobus me targa të Maqedonisë është aksidentuar në Serbi. Sipas raportimeve, autobusi mbrëmë ka dalë plotësisht nga autostrada pranë lokacionit Dobanovc.
Mediat në Serbi shkruajnë se shoferi i një autobusi tjetër ndaloi për të ofruar ndihmë. Për momentin nuk ka informacione shtesë për gjendjen e pasagjerëve dhe shoferit të autobusit që doli nga rruga. Në Serbi aktualisht ka reshje bore gati se në të gjithë territorin e vendit.