Dorëzohet Peci, raportohet se ka anuluar grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit

15:38 | 25 November 2024
ministri-peci-ben-kallezim-penal-ndaj-zyrtareve-te-ldk’se-vetem-pse-folen-per-grantet-e-te-afermve-te-fitore-pacollit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, po raportohet se i ka anuluar grantet që i dha këshilltarit të tij Naim Huruglica dhe vëllaut të deputetes së VV`së Fitore Pacolli.

Në dy dokumentet që ka publikuar Periskopi, thuhet se të dy grantet për këshilltarin dhe vëllaun e Fitore Pacollit janë anuluar.

Për Huruglicën, anulimi është bërë më 22 nëntor 2024 përderisa për Blerim Pacollin vendimi për anulim është bërë në të njëtën ditë, pra me 22 nëntor 2024.

Këto vendime te Faton Pecit vijnë në kohën kur presion publik ka qenë mjaft i madh.

Madje është kërkuar disa herë dorëhqeja e tij.

LDK tashmë ka deponuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për këtë çështje.

Komento: