
Një shkëmbim të burgosurish është realizuar sot midis Rusisë dhe Ukrainës, derisa delegacionet nga të dy vendet zhvilluan bisedime paqeje në Stamboll, raportojnë mediat shtetërore ruse.
Më parë, Vladimir Medinsky, ndihmësi presidencial që kryeson delegacionin e Rusisë në bisedime, tha se ishte kryer një shkëmbim i 1 mijë e 200 trupave të ushtarëve, raporton Sky Neës.
Ai tha gjithashtu se gjatë bisedimeve u diskutuan shkëmbime të mëtejshme, duke përfshirë ato të civilëve të ndaluar si dhe trupat e ushtarëve.