Raportoi se ka mungesë të veshjeve mbrojtëse ndaj koronavirusit, ja çka i ndodhi mjekut shqiptar

12:59 | 15 Mars 2020

Largohet nga puna mjeku që raportoi se ka mungesë të veshjeve mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Mjeku i Urgjencës së QSUT, Illir Allkja ka njoftuar se i është kërkuar të largohet nga puna.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës dhe e Skënder Bratajt për faktin se ai denoncoi tre ditë më parë se mjekët e urgjencës po dërgohen të trajtojnë të dyshuarit me coronavirus pa mjetet e nevojshme mbrojtëse.

“Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion! Kerkova të ma jepnin me shkrim!

Hakmarrje e ulët e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë ! Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve ! Ju dua shumë”, shkruan ai në Facebook.

Komento: