Raportuesja për Kosovën në PE kritikon SHBA-në për mbështetjen e seancës për mocion ndaj Qeverisë

23:27 | 24 Mars 2020

SHBA-ja është kritikuar nga Raportuesja për Kosovën në PE për mbështetjen e seancës.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kritikuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Kosovës, për mbështetjen e shprehur për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj, në rrjetin social Tëitter, në internet, Von Cramon i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas deklaratës së tij pro mocionit.

“Një autogol i SHBA’së në Kosovë me dimension historik”, ka vlerësuar Von Cramon.

“Si mundeni ju, një ambasador, të gëzoheni të shihni rrëzimin e një qeverie funksionale gjatë pandemisë së koronavirusit?”, e ka pyetur eurodeputetja gjermane, ambasadorin amerikan.

“E pabesueshme. E papërgjegjshme. Më vjen shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata nuk e meritojnë këtë”, është shprehur ajo.

Komento: