Raportuesja për Kosovën në PE: Vjosa Osmani më inspiron, ajo s’di të dorëzohet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Raportuesja për Kosovën në PE: Vjosa Osmani më inspiron, ajo s’di të dorëzohet

21:39 | 30 Tetor 2020

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka hedhur goxha lëvdata për kryeparlamentaren kosovare.

Vjosa Osmanin ajo po e konsideron si një ndër gratë më inspiruese të Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

“Cilat gra më inspirojnë mua? Ballkani Perëndimor është plot me gra të forta dhe inspiruese që luftojnë për paqe dhe siguri në rajon. Njëra prej tyre është Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës. Ajo s’di të dorëzohet”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

Kjo deklaratë e saj erdhi pas një takimi që pati me Osmanin virtualisht. Krahas lavdit, von Cramon shpërndau edhe një fotografi të përbashkët me të.

Komento: