Manchester United kërkon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, por klubi paralelisht po punon edhe për rinovimet, ku në krye të listës është Marcus Rashford.
Ai shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për projektin e Man United dhe jo vetëm, pasi 25-vjeçari ka edhe “bekimin” e trajnerit holandez Erik ten Hag.
Rashford është rritur te Manchester United dhe sot, edhe pse në një moshë të re ka 328 ndeshje dhe 108 gola.
Marcus aktualisht ka kontratë valide deri në verën e vitit 2024 dhe për të ka pasur shpesh herë zëra për një largim të mundshëm, ku së fundmi PSG ishte shumë e interesuar.
Termat e kontratës së re ende nuk janë bërë të ditura, por mediet angleze raportojnë se rinovimi i Rashford është tema kryesore e klubit për momentin.
Kjo për faktin se, Manchester United kërkon të ndërtojë një projekt ambicioz dhe përpos dëshirave në afatin kalimtar apo afrimeve janë disa lojtarë të cilët do të ftohen nga klubi për të zgjatur bashkëpunimin dhe i pari në listë është anglezi.